E Diel, 1 Nëntor 2026

Poçi elektrik feston 110 vjetorin

Një qytet në California po bëhet gati të festojë ditëlindjen e një poçi të vetëm elektrik i cili mbushë 110 vite përdorimi pasi për herë të parë ishte ndezur më 1901.

Që prej asaj kohe, poçi Centennial në stacionin e Zjarrfikësve 6 në Livermore ka qëndruar i ndezur gati tërë kohën, vetëm në një periudha të shkurta më 1093 dhe 1937 kur ishte ndalë energjia elektrike.

Poçi me kapacitet katër wat ishte dhuruar nga një biznesmen për stacionin e zjarrfikësve dhe jetëgjatësia e tij e jashtëzakonshme vazhdon të befasojë edhe shkenctarët.

Ky poç është pranuar zyrtarisht si më i vjetri nga libri i rekordeve Guinness. Fama e këtij poçi është aq e madhe sa që një kamerë është vendosur afër tij në mënyrë që adhuruesit ta shohin se ai vërtetë po bën dritë 24 orë në ditë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›