E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti arrestohet për seks në katedrale

Dy demonstrues të cilët janë anëtarë të grupit norvegjez për mbrojtjen e pyjeve janë arrestuar pasi u zhveshën dhe filluan të kryejnë marrdhënie seksuale në katedralën e Oslos. Pasi panë se çfarë po ndodhte, zyrtarët e kishës e thirrën policinë.

Besimtarët e fyer po ashtu reaguan, duke u përpjekur për ta ndarë burrin dhe gruan. I mbajtën të ndarë derisa arriti policia. Është arrestuar edhe personi i cili fotografoi çiftin “në aksion”.

“Kemi arrestuar tre persona për aktivitete seksuale para altarit në katedrale”, tha zëdhënësi i policisë. Grupi norvegjez “Fu*k For Forests" përpiqet të tërheqë vëmendjen e njerëzve për shkatërrimin e pyjeve në tërë planetin duke kryer marrdhënie seksuale në publik. Anëtarët e këtij grupi besojnë se në këtë mënyrë ata mund ta arrijnë qëllimin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›