E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorime me dron e makina inteligjente në Durrës, gjobiten 5422 shoferë

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Policia Rrugore e Durrësit ka kryer monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave janë arrestuar 20 drejtues mjeti, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 5422 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: 83 masa për parakalime të gabuara; 3513 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 1458 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar; 82 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 88 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;  198 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›