E Hënë, 2 Nëntor 2026

Monitorimi i akseve rrugore – Policia e Kukësit në gatishmëri për sezonin veror

Me afrimin e sezonit veror, lëvizja e automjeteve rritet ndjeshëm në të gjitha akset rrugore. Për këtë arsye, Policia Rrugore e Kukësit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet e shpeshta me radar, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. 

Gjatë patrullimeve, efektivët e policisë këshillojnë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa ndaj atyre që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar merren masa administrative, përfshirë gjoba, i bëjnë shoferët më të kujdesshëm dhe më të vetëdijshëm gjatë drejtimit të automjetit.

“Janë shumë të nevojshme dhe i zbatojmë, ku është e nevojshme dhe mundohemi të zbatojmë sinjalistikën rrugore”, u shpreh një qytetar.

“Janë shumë të vlefshme dhe na ndihmojnë shumë, jemi më të sigurt në trafik dhe mundohemi që ti respektojmë”, tha një qytetar tjetër.

Gjatë verës, segmente të ndryshme rrugore do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm 24 orë në ditë. Sipas Policisë Rrugore, pjesa më e madhe e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor vijnë nga bashkatdhetarët që kthehen nga vendet evropiane për pushime, kryesisht për tejkalim shpejtësie. Aksi Kukës-Morinë është më i ngarkuar duke ditur që pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës kthehen për pushime në bregdetin Shqiptar përmes pikës kufitare të Morinit.

Gazetar: D. Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›