E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorohen tregjet në Lezhë, ZMK: Problem tregëtimi i mishit pa certifikatë

Zyra për mbrojtjen e Konsumatorit ka ushtruar kontrolle në pikat e tregtimit të produkteve me origjinë shtazore në Lezhë. Nje nga problemet që është hasur nga ekspertët është tregëtimi i nënprodukteve të mishit që vijnë nga jashtë qytetit, pasi janë konstatuar parregullsi dhe jo në pak raste mungesë totale e certifikatës veterinare.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se subjektet që tregtojnë produkte me bazë shtazore nuk kanë hapësirat e nevojshme dhe kushtet higjeno sanitare të domosdoshme, ndërsa është kërkuar që ato të mbyllen deri në zgjerimin e kësaj hapësire.
 

Ekspertët e ZMK-së kërkojnë nga tregëtarët plotësimin e kushteve higjeno santitare si dhe pajisjen me certifikatën përkatëse që një produkt është i konsumueshëm apo jo. Përgjegjësi i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit në bashkinë e Lezhës Hil Gjoka ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa është shprehur se prioritet është edhe afishimi i çmimeve nga subjektet tregtare, kjo me qëllim për të shmangur abuzimet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›