E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, digjen 75.000 hektarë në ishullin Kios

Zjarri që po shkatërron ishullin e Kios në Detin Egje ka hyrë në ditën e tretë të tij. Siç raportojnë mediat greke, përafërsisht 75.000 hektarë kullota dhe pyje janë bërë hi.

Beteja me zjarrin duket e pabarabartë, pasi era e fortë po ndihmon në përhapjen me shpejtësi të flakëve që kanë përfshirë ishullin. Vullnetarë të shumtë janë përfshirë në operacionet e fikjes së zjarrit.

Qeveria greke ka njoftuar se do të ndihmojë të gjithë të prekurit nga zjarri, ndërsa ministria e Rendit Publik ka vendosur të ndalojë lëvizjen në pyje pas perëndimit të diellit.

Ndërsa flakët vazhdojnë për të tretën ditë me rradhë dëmi ekologjik dhe ekonomik tashmë është i pallogaritshëm, raportojnë mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›