E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen kalatat e portit të Durrësit, shkak mbetjet

Porti i Durresit po përballet me probleme serioze përsa i përket mjedisit. Situata është bërë alarmante veçanërisht në portin e peshkimit ku veç mbetjeve, anijet gjysëm të mbetura kanë bllokuar një pjesë të kalatave të portit, në një kohë që drejtoria e këtij porti prej kohësh kishte deklaruar se ishte zgjedhur problemi i largimit të anijeve të mbytura.
Plehrat në portin e peshkimit kanë mbuluar jo vetëm kalatat e këtij porti ,por edhe sipërfaqen ujore të tij. Këto mbetje rrezikojnë që në rast erërash të fuqishme të shpërndahen në sipërfaqen ujore dhe të përfundojnë deri në zonën turistike.Veç ndotjeve mjedisore,një problem më vete është fakti se porti i ri i peshkimit vazhdon që të mbetet një projekt në letër dhe porti aktual të vazhdoje të funksionojë në kushte të mjerueshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›