Monitoruesit e OKB-së vizitojnë Homsin

Monitoruesit e OKB-së kanë vizituar Homsin në Siri.
Kjo zonë ka qenë vendstrehim i opozitës dhe është përballë me bombardime të rënda nga forcat qeveritare të presidentit Bashar al Asad.
Kreu i misionit të OKB-së, gjenerali Robert Mud ka kërkuar nga të gjitha palët që t`i japin fund dhunës dhe të nisin dialogun.
Ai po ashtu tha se misioni vëzhgues po rritet me një ritëm të qëndrueshëm, dhe numri ka arritur në 50.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka dënuar aksionin e forcave të sigurisë ndaj një marshi protestues në Universitetin e Alepos.
Aktivistët thonë se katër janë vrarë dhe 200 studentë janë arrestuar.