Pakistan, rreth 20 të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Të paktën 17 persona janë vrarë në një sulm në një postbllok të policisë në veri-perëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.
Policia tha se sulmi ka ndodhur afër një tregu të mbushur me njerëz në Baxhaur. Në mesin e viktimave thuhet se është dhe një zyrtar i lartë i policisë.
Më shumë se 12 persona janë plagosur ndërsa zyrtarët thonë se shifra e të vdekurve mund të rritet.
Talibanët e lidhur me Al Kaidën janë aktivë në këtë rajon, që është një nga rajonet fisnore të pakontrolluar, ku së fundi ushtria ka nisur një ofensivë të madhe.