Ngec demilitarizimi i akullnajës së Siaçenit

Shefi i ushtrisë së Pakistanit gjenerali Ashfak Kajani, thotë se India ka ngurtësuar qëndrimin e saj mbi demilitarizimin e Siaçenit, të fushëbetejës më të lartë në botë.
Deri në 20.000 trupa indiane dhe pakistaneze janë të pozicionuara në malet mbi akullnajë.
Ekspertët ushtarakë thonë se klima e ashpër në lartësi prej rreth 20.000 metra dhe temperaturat e ulta si minus 60 gradë Celsius, kanë marrë më shumë jetë sesa luftimet.
“Në bisedimet e fundit që janë mbajtur mes sekretarëve të Mbrojtjes të të dy vendeve ka pasur një lloj regresi në bisedime, por ne ende duhet të flasim për këtë”, ka thënë Kajani.
Ai ka bërë këto komente në shtabin ushtarak në Siaçen, vend ky ku ku më 7 prill një ortek varrosi të gjallë 129 ushtarë dhe 11 civilë.