E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montezemolo: Dua rregulla të qarta

"Pres qartësi në lidhje me rregulloren. Nuk është e drejtë që të fillohet kampionati me këto pikëpyetje". Luka di Montezemolo nuk qëndron duarkryq dhe kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të vijë verdikti mbi "difusorët" e kontestuar. Presidenti i "Fota"-s dhe Ferrari insiston për një rregullore transparente: por jo vetëm. Sipas tij, që botërori të mos humbasë kredibilitetin e tij, duhet edhe një ndërhyrje nga lart. "Nëse këta ‘difusorë‘ janë të rregullt (gjë që ne dhe shumë skuadra nuk jemi të bindur) duhet të na e thonë, të na e demonstrojnë sa më shpejt dhe ne të përshtatemi. Ose nëse nuk janë të rregullt, në këtë rast duhet të ndërhyjnë shpejt, është në të keqen e Formula 1 diferenca e prezantimeve të këtij lloji. Të na e thonë sa më shpejt, pasi njerëzit e Ferrarit janë të gatshëm të punojnë në bazë të vendimit që do të jepet", nënvizon Montezemolo. Përveç të tjerave, ai kërkon edhe reagimin e "kokëkuqes" së tij. "Pres të shikoj vlerat tona të vërteta në Malajzi", përfundoi presidenti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›