Monti: Britania u përjashtoi vetën nga BE-ja

“Italia do të preferonte një marrëveshje për reformën e funksionimit të zonës euro, të arritur në Bruksel dhe shpreh keqardhjen për vetë-përjashtimin e Britanisë së Madhe”, u shpreh kryeministri italian, Mario Monti, në përfundim të samitit të Brukselit.
"Britania e madhe u vetë-përjashtua dhe kjo do të ketë për pasojë një humbje të ndikimit në procesin e vendimmarrjes", deklaroi ai gjatë një konference shtypi.
"Është e vështirë të thuhet se si do të vazhdojë roli i Britanisë së Madhe në procesin e marrjes së vendimit, por sigurisht ka një izolim dhe kjo do të ketë një pasojë në aftësinë e saj të ndikimit", shtoi ai.
Kryeministri britanik, David Cameron siguroi se Britania nuk ishte "përjashtuar" nga Bashkimi Evropian, me gjithë kundërshtimin e saj të një projekti për ndryshimin e traktatit në Bruksel.
"Ne nuk jemi përjashtuar, ne jemi në Bashkimin Evropian, ne jemi një anëtar drejtues i tregut unik", deklaroi kryeministri në një intervistë televizive në Bruksel, pas samitit evropian, pas kthimit të tij në Londër.