E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti: Nuk ka më punësim të përhershëm, të pranojmë sfidat e reja


Kryeministri italian Mario Monti vlerësoi sot se punësimi i përhershëm nuk ekziston më dhe se marrëdhënia e përhershme e punës është monotone. “Të rinjtë duhet të mësohen se nuk e kanë të garantuar vendin e punës për tërë jetën”, tha Monti, duke nisur debatin për reformën e tregut të punës. Ai shtoi se “i njëjti vend pune tërë jetën është monotone” dhe se “është mirë të ndërrohen dhe të pranohen sfidat e reja”. Qeveria italiane dhe ministrja për Çështje Sociale, Elsa Fornero, dëshirojnë që deri në fund të shkurtit të përfundojnë reformën e tregut të punës, në kuadër të masave që qeveria po i zbaton që prej dy muajsh për ristrukturimin e tregut dhe uljen e borxhit të madh që e futi në krizë Italinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›