Moti i keq, 164 viktima në Europën Qëndrore dhe Lindore

Ka shkuar në 164 numri i viktimave në Evropën Qëndrore dhe Lindore si pasojë e të ftohtit dhe dëborës së madhe që ka mbuluar shumë pjesë të rajonit.
Në Serbi, të paktën 11.000 banorë u bllokuan nga bora në një fshat të largët malor ndërsa të paktën pesë persona kanë vdekur nga të ftohtit në këtë shtet deri më tani.
Në Ukrainë, 20 vdekje të tjera u raportuan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63 ndërsa mijëra persona në Ukrainë raportohet se kanë kërkuar ndihmë në më shumë se 2 mijë vendstrehime që janë ngritur.
Në Poloni, 9 persona të tjerë kanë vdekur, pasi temperatura ra në minus 32 gradë celsius, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga të ftohtët në 29.
Në Rumani, ministria e shëndetësisë tha se 8 persona kanë ndërruar jetë gjatë natës, duke rritur numrin e vdekjeve nga të ftohtit në 22.
Viktima të tjera nga të ftohtët janë raportuar në Republikën Çeke, Bullgari dhe Letoni. Ndërsa në Itali, qindra njerëz u bllokuan në banesat e tyre, ndërsa temperaturat nën zero dhe reshjet e borës ndërprenë qarkullimin në hekurudha, rrugët dhe aeroporte.
Evropa Lindore është goditur më rëndë, ku disa fshatra të Ballkanit janë izoluar tërësisht nga pjesa tjetër, për shkak të borës së dendur.