E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, më 10 shkurt vendimi për Arid Ukën

Vendimi në një gjykatë gjermane në procesin kundër 21 vjecarit, Arid Uka, shqiptarit nga Kosova, i cili ka pranuar si ka vrarë dy ushtarë amerikanë, do të shpallet më 10 shkurt, ka njoftuar Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt.

I akuzuari Uka ka pranuar se ka hapur zjarr në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, më 2 mars të vitit të kaluar, kundër një grupi ushtarësh të Shteteve të Bashkuara, në rrugën e tyre për në Afganistan,ku mbetën të vrarë dy ushtarë, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Gjatë procesit, shpallja e vendimit e të cilit është shtyrë dy herë, Uka tha se dëshiron tu kërkojë falje te viktimat të tij dhe familjeve e tyre.

Ai theksoi se ishte nën ndikimin e “gënjeshtrave” dhe “propagandës”, pasi kishte parë një video në Internet, që pretendonte se tregonte ushtarët amerikanë në Afganistan, duke e dhunuar një femër.

Johen Veingarten, njëri nga dy prokurorët federalë, tha se Arid Uka, duhet të mbetet më gjatë se 15 vite në burg, për shkak të mizorisë së këtij rasti që përmban dy vrasje dhe tre përpjekje për vrasje.

Në Gjermani nëse një i akuzuar dënohet me burgim të përjetshëm, lirohet pas 15 vitesh të mbajtjes së burgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›