E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti-Rehn: Italia të zbatojë masat antikrizë

Italia duhet te përshpejtojë hapat që do të çojnë në një reduktim të buxhetit të shtetit dhe në rritje ekonomike. Kjo ka qenë deklarata e komisionerit evropian për çështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, gjatë takimit në Romë me kryeministrin Mario Monti.
 

Zyrtari evropian theksoi se me 29 nëntor, ekspertet financiare te BE-se dhe FMN-se, që po monitorojnë zbatimin e masave të reduktimit, do të prezantojnë përpara krerëve të financave t eurozonës raportin e pare.
 

Rehn i beri thirrje qeverise italiane te beje me shume ne uljen e borxhit dhe ne implementimin e te gjitha reformave te kërkuara. Sipas tij, Italia do te mund ti rikthehet rritjes ekonomike vetëm përgjatë vitit te ardhshëm, ndërsa për këtë vit parashikimi mbetet pesimist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›