Sarandë, plagoset me thikë 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është plagosur me thikë pak minuta më parë në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Borsh ku shtetasi Tonin Selami është qëlluar me thikë .
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa bluzat e bardha bëjnë të ditur se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jëtën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e çështjes dhe kapjen e autorit.