Monti do te kandidoje serish

Ish kryeministri italian Mario Monti do të udhëheqë aleancën e qendrës në zgjedhjet emuajit shkurt duke i dhënë fund kështu spekulimeve për të ardhmen e tij politike.
Deklarata e Montit ka qartësuar shumë pikëpyetje për partitë që do të garonin duke u bërë një kundërshtar në këtë mënyrë i partisë së qendërs së djathtë dhe asaj të popullit të lirisë së Silvio Berluskonit. Ish komisioneri europian i cili pranoi postin e kryeministrit për të shpëtuar Italinë nga kriza financiare pas dorëheqjes së Berluskonit tha se do të pranonte të ishte lideri i koalicionit. Monti u shpreh se aleanca do të përpiqej të kapërcente pengesat politke dhe fraksionet për të mbrojtur një agjendë të reformuar me synimin për të riparuar problemet e mëdha në ekonominë italiane. Monti mbetet një personazh i preferuar i investitorëve ndërkombëtarë, kishës katolike dhe bizneseve private duke restauruar vendin dhe besueshmërinë e tij pas skandaleve të Berluskonit. Gjithësesi italianët shprehen të lodhur nga taksat dhe shkurtimet buxht që ai imponoi, dhe sondazhet më të fundit tregon se 61 për qind e tyre nuk dëshirojnë që ai të garojë në zgjedhje.
Monti, statusi i të cilit si senator i përjetshëm i lejon të mos marrë pjesë në zgejdhje për të pasur një post, këmbëngul se grupi i tij mund të fitojë më një rezultat domethënës në zgjedhjet e 24 – 25 shkurtit. Por ajo që shqetëson shumë analistë ëshët se ai mund ta gjejë veten duke drejtuar një parlament edhe më të paqëndrueshëm.