Bashkia e Tiranes aktivitete per festen e nderrimit te viteve
Për ta bërë edhe më të bukur atmosferën në prag të ndërrimit të viteve, në Tiranë po vazhdojnë aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë pasdites së sotme në sheshin “Skëndërbej”, përpara pemës së Vitit të Ri, animatorët do të krijojnë një atmosferë të veçantë për këdo që ka dëshirë të kalojë disa momente ndryshe.
Nesër më datë 30 nëntor 2012, në orën 11.00, ansambli i Tiranës do të japë një koncert po në sheshin “Skëndërbej”, pranë pemës.
Më datë 31 dhjetor, banda e qyteti do të performojë në sheshin “Skëndërbej”, sikundër animatorët do të jenë pranë pemës me performancat e tyre.
Momentet e ndërrimit të viteve do të priten në sheshin “Skëndërbej” nën atmosferën e mrekullueshme që do të krijojnë DJ, duke nisur nga ora 23:45 për të gjithë ata që duan ta presin Vitin e Ri në sheshin qëndror të Tiranës. Menjëherë pas numërimit tradicional mbrapsht deri në ardhjen e Vitit të Ri, Bashkia ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarresh.