E Diel, 1 Nëntor 2026

Montobio: Gjeni zgjidhjen për krizën. Meta thirrje opozitës për kodin

Ambasadori spanjoll ne Tirane Manuel Montobio ka deklaruar edhe njehere se situata politike ne Shqiperi mund te ndikoje ne integrimin e vendit. Gjate nje takimi me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, ambasadori spanjoll Montobio, vendi i te cilit sapo i kaloi stafeten e presidences evropian te Belgjikes, e cilësoi gjendjen politike ne Shqiperi, te veshtire.

• PS, Rama: Bojkot po s'u zgjidh kriza

“Presidenca spanjolle kaloi nje situate te veshtire per shkak se ne Shqiperi ishte dhe ka nje situate te veshtire politike te cilen deshirojme qe ta superoni. Kjo duhet te ndodhe mbi te gjitha per interesin e Shqiperise, por dhe per shkak te pasojave qe mund te kete ne integrimin europian. Miqte e vertet jane ata qe t’i thone gjerat ne sy sic ndodhin dhe i shohin dhe kjo eshte ajo qe kemi bere ne gjate presidences tone ne shqiperi” tha Montobio.

Nderkohe numri i dy qeverise Meta tha se shpreson qe vendimi i opozites per te mos votuar asnjë ligje ne kuvend te jete momental i cili gjithsesi tha ai, fale ndryshimeve te 21 prillit ne kushtetute nuk e cenojne aspak qendrueshmerin ne qeverise aktuale.

“Të deklarosh se nuk do të votoj më asnjë ligj, asnjë ligj që i shërben integrimit evropian të vendit, ky nuk është një dëm që i bëhet Qeverisë, sepse Qeveria, sikurse të gjithë e dinë, me 71 vota është e blinduar në funksionimin e saj, në mënyrë të veçantë falë ndryshimeve kushtetuese që u bënë natën e 21 prillit” tha Meta.

Meta i sugjeroi opozites qe per pretendimet e saj ti drejtohet gjykates ndersa persa i perket zgjedhjeve te ardhshme ai tha se opozita eshte e mirëpritur te beje te gjitha propozimet per ndryshimin e kodit zgjedhor. Duke komentuar qendrimet aktuale politike te opozites, meta thumboi edhe preferencat e liderit socialist Rama per kombëtaren e Italise, e cila u eliminuar qe ne raundin e pare te finaleve te botërorit: “Unë shpresoj që deklarata të tilla të jenë thjesht shpërthime të momentit të shkaktuara ndoshta surprizë të botërorit”.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e premte , 02 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›