E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbjet, vuajnë 15 për qind e shqiptarëve

Ne Tirane eshte organizuar simpoziumi shkencor nderkombetar, mbi mekanizmat e dhimbjes neuropatike dhe dhimbjes fantome. Ashtu si dhe ne bote, nga studime te ndryshme edhe pacientet shqiptare vuajne nga dhimbjet te shoqeruara keto me semundje te diagnozave te ndryshme.

"Dhimbjet neuropatike per Shqiperine jane aq shqetesuese sa jane per gjithe boten. Dua te them qe rreth 15 per qind e njerezve te cilet, ne nje menyre ose nje tjeter ankohen per nje semundje te caktuar nepermjet dhimbjes. Ne fakt ajo shprehet me dhimbje neuropatike", tha Apostol Vaso, anestezist.

Simpoziumin shkencor e ka pershendetur, kreu i Shendetsise, Petrit Vasili, i cili u shpreh se aktivitete te tilla, do te nxjerrin konkluzione te rendesishme, per sa i perket dhimbjes kronike dhe problemeve te saj.

"Shpresoj se ne simpoziumin e ardhshem duke folur pikerisht ne keto mjedise ne do kemi mundesi qe te demostrojme rezultate te tjera, por dhe qellime te reja te rendesishme ne pikepamje jo vetme shkencore po dhe organizative, ne menyre qe problemi te vendoset si duhet dhe te bashkejetoje me disiplina te tjera klinike", tha Vasili.

I pranishem ne kete aktivitet ka qene dhe ambasadori gjerman ne vendin tone, Boshard i cili u shpreh se qeveria e tij do te vazhdoje te ndihmoje strukturat shendetsore shqiptare per te eleminuar dhimbjet neuropatike, por edhe per te ndihmuar sistemin shendetesor ne pergjithesi.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›