E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat afrofe të energjisë, banoret e Kuksit kunder sanksioneve

Niveli i ulët ekonomik nuk bën të mundur pagesën e faturave të energjisë elektrike e sidomos afrofetë. Kështu shprehen banorët e Kuksit pas nisjes se fushatës informuese për të gjithë debitorët. OSSH ka filluar njoftimin derë më derë të debitorëve se nëse nuk paguajnë dritat brenda 72 orëve do përballen me sanksione të cilat nisin me ndërprerjen e energjisë e deri në përballje me organet e drejtësisë.

OSSH ka deklaruar se qëllim i kësaj fushate është mbledhja e të gjitha debive të prapambetura nga 1 Janari i vitit 2007 e në vazhdim.

Në qarkun e Kukësit niveli i arkëtimit tek konsumatori familjarë nuk e kalon 15% ndërsa tek konsumatori privat arrin në 30 % duke e renditur qytetin të fundit në shkallë vendi sa i takon shlyerjes së detyrimeve ndaj OSSH-së.

Flutura Tota

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›