Samuel dhe Castellazzi vazhdojnë në Inter

Walter Samuel ka vazhduar kontratën e tij me Interin deri në qershor 2013 me opsion për një tjetër vit.
Qendërmbrojtësi argjentinas spekulohej me largim nga klubi gjatë verës por ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në Giuseppe Meazza. Samuel është anëtar i Nerazzurrëve nga vera e vitit 2005.
Përveç tij, edhe portieri i dytë Luca Castellazzi ka vazhduar kontratën e tij për dy vite deri në qershor 2014, pasi marrëveshja e kaluar ishte paraparë të skadonte në fund të këtij sezoni.