Monumentet e kulturës, Bumçi prezanton projektin e MTKRS-së

Ministria e Kulturës ka prezantuar projektin e partneritetit me sektorin privat për ti dhënë jetë monumenteve historike. Vete Ministri Bumci në Komisionin e medias ka prezantuar detajet e kesaj iniciative, që synon të mbrojë por edhe të sjellë investime për këto objekte të rëndësishme.
Ky projekt u prit mirë nga të dyja palët, si nga përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës. Me tej Bumci u shpreh se është në pritje të përgjigjes nga përfaqësuesit e Europës për të dhenë një sugjerim të mëtejshëm.
Bumci u shpreh se kjo nuk është e vetmja rrugë për mbrojtjen e monumenteve dhe se do të jetë një mundësi e mirë për tërheqjen e turistëve, kjo falë investimeve që sektori privat do të bëjë në këto objekte.