SHBA: Do punojmë me qeverinë e ardhshme serbe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke I cilësuar zgjedhjet në Serbi si të sukeseshme kanë theksuar se do të vazhdojnë të punojnë me Serbinë, pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së ardhshme.
Zëdhënësi në Departamentin amerikan të shtetit, Mark Toner ka deklaruar se sipas të dhënave të para të OSBE-së, nuk ka pasur incidente serioze dhe procesi ishte i rregullt. Ai gjithashtu për përshëndetur punën e OSBE-në për “lehtësimin e procesit të votimit për serbët në Kosovë.
Zoti Toner nuk ka dashur ta komentoj rritjen e mbështetjes për Partinë Socialiste të Serbisë dhe ka përsëritur se “pavarësisht se cila parti do të jetë në qeveri, ne do të vazhdojmë punën tonë me Serbinë, derisa ajo të avancojë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.