Monumentet e shkatërruara Gjirokastër

Me dhjetëra monumente historike janë ne mëshirë te fatit ne Gjirokastër. Veç memorialit te Rilindësve, janë drejt shkatërrimit edhe bustet qe u përkasin figurave te shquara me kontribut jo vetëm ne Gjirokastër. Siç shihen edhe ne pamje me te dëmtuarit janë memoriali i Andon Zako Çajupit, Eqerem Çabejt, Musine Kokalarit e Ismail Kadarese qe ne pjesën e pasme është kthyer ne kosh mbeturinash. Arsyeja e mungesës se përkujdesjes lidhet me debatin mes deges rajonale te monumenteve dhe bashkisë se Gjirokastrës se kujt i takon ligjërisht mirëmbajtja e tyre. E ndersa bashkia me monumentet fajesojne njera tjetren si pergjegjese per mosnderhyrjen, bustet e memorialet e figurave te shquraa vazhdojne te degradohen.
Shpërndaje