Monumentet me qira
E marte 31 Janar 2012 1703
MINISTRIA E KULTURES RINISE DHE SPORTEVEGati nje jave pas publikimit te projektit mbi dhenien me qira te rreth 40 monumenteve ndaj biznesit me qellim rijetezimin e tyre Ministria e Kultures duket se eshte stepur. Duke folur per Vizion Plus keshilltari i ministrit Bumci mbi turizmin dhe trashegimine kulturore pranon se ideja ka ngjallur debat dhe se rastet e meparshme te kalase se Lekursit apo Petreles jane precedente negative ne konceptin e nje monumenti me koncesion.
Por ai shton gjithashtu se nuk do te hiqet dore nga ky projekt pasi po diskutohet ne nivel ekspertesh dhe do te percaktohen penalitete te forta nese biznesi nderhyn ne monument. Keshilltari i trashegimise ne Ministrine e Kultures deklaron gjithashtu se nuk kane para per monumentet ndaj dhe kjo eshte sipas tij arsyeja pse prej nje viti tashme diskutohet per kete lloj strategjie. Ideja e dhenies se monumenteve me qira eshte propozuar dhe mbeshtetur si nga drejtori i institutit te monumenteve Apollon Bace por edhe keshilltari i kryeministrit Neritan Ceka i cili publikoi nje jave me pare per Vizion Plus projektin e nje biznesi mbi kalane e Lezhes. Por specialiste si Artan Shkreli apo Lorenc Bejko kane kundershtuar idene duke parashikuar shkaterrim ne monumenteve.
ShareTweet
ShareTweet