Rama: PS mund të kthejë timonin, Saliu kapiten i kroçeres së mbytur
“Saliu si kapiteni i kroceres se mbytur...”. Kështu është shprehur kryesocialisti Edi Rama në rrjetin social twitter pas miratimit të ndryshimeve në projektligjin për deklarimin e të ardhurave nga mazhoranca. Sipas Ramës timoni i anijes mund të kthehet vetëm me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet.
“Vetem programi yne i ri ekonomik dhe nje qeveri e re socialiste mund ta kthejne timonin e anijes! Saliu si kapiteni i kroceres se mbytur..”.
Ndryshimi i parë i miratuar ka të bëjë me shtyrjen e afatit deri në fund të shtatorit dhe rritja e pragut të vetëdeklaruesve deri në 2 milion leke të ardhura në vit. Me këtë prag të të ardhurave pritet të përpunohen 100 mijë deklarime dhe për këtë administrata tatimore ka kapicitetet e duhura.
Ndonëse opozita i mbështeti këto ndryshime në parim, kërkoi më tepër kohë për zbatimin e këtij ligji. Pas miratimit në komision ky projektligj duhet të marrë votat edhe në parlament, në mynyrë që të hyj në fuqi.