E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapen 15 kg marijuanë, në pranga 28-vjeçari

Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 15 kg marijuanë dhe ka arrestuar poseduesin e drogës.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një operacioni të koduar “Pengesa” është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Edmond Olloshi 28 vjeç nga Fieri. Arrestimi i tij u bë pasi në automjetin me të cilën udhëtonte 28-vjeçari u gjet 15 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Sipas informacioneve droga është gjetur në gomat e makinës dhe kishte për destinacion shtetin grek. Ndërkohë materialet në ngarkim të 28-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›