Propozimet per bordin e ri Permenden kater pensioniste

Aktore regjisore punonjes te administrates se Teatrit Kombetar u takuan per te diskutuar Bordin e Ri te Teatrit. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve duhet te vendose per bordin e ri ne baze te propozimeve qe do te percjelle ky komunitet.
Ne nje liste me 8-9 emra mesojme se jane propozuar edhe Margarita Xhepes Roza Anagnostit Mario Ashiku dhe Nasi Lera.
Tri prej tyre i takojne fushes se aktrimit dhe njeri fushes se letrave. Edhe pse nuk dihen propozimet e tjera dhe vendimet qe do te marre Ministria lind pyetja Mbi cfare kriteresh zgjidhen anetaret e Bordit te Teatrit
Me gjithe kontributin e cmuar qe kane ne teater disa prej te permendurve ky kontribut nuk eshte kriter. Nje anetar bordi duhet te jete autor teoricien apo njeri i angazhuar ne ceshtje te teatrit dhe te dramaturgjise. Te kater emrat qe flitet se do te shihen si propozime i kane kaluar te gjashtedhjete e pesat dhe gezojne pensionin edhe pse 2 aktoret jane angazhuar me sukses ne disa prodhime te viteve te fundit ne TK.
Mbledhja e fundit e bordit qe po e le mandatin u shty disa here per arsye se dy prej anetareve pensioniste edhe ata per arsye shendetesore nuk munden te merrnin pjese. Njeri prej tyre e pohoi vete qe prodhimet e vitit te kaluar nuk i ka ndjekur po per arsye shendetesore.
Shtate anetaret e bordit te teatrit a do te jene njerez kompetente per shqyrtimin dhe vleresimin e krijimtarise teatrore apo shtate njerez qe ne perendim te karrieres iu behet dhurate nje post me jo pak pergjegjesi
Ka qene nje diskutim i perhershem edhe per bordet e Qendres Kombetare Kinematografike. Kineastet kane ngritur problemin qe aktoret nuk mund te jene pjese e bordeve te cilat gjykojne ceshtjet e dramaturgjise dhe te koncepteve regjisoriale te vepres.
Ketyre dyshimeve do tiu jap fund nje vendim i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.
j. pasku