E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti më i shtrenjtë është Kulla Eifel

Kulla Eifel, struktura ikonë e kryeqytetit francez me lartësi 324 metra, është vlerësuar si monumenti më i kushtueshëm në Europë, me vlerë 436 miliardë euro. Sipas një studimi të kryer nga Dhoma Tregtare italiane Monza e Brianza, ky është monumenti më i shtrenjtë bazuar në imazhin, cilësinë estetike dhe frekuentimin. E ndërtuar në vitin 1889 si hyrja e harkut të Panairit Botëror Tregtar, Kulla Eifel është monumenti turistik më i vizituar në botë. Vetëm vitin e kaluar në strukturën e saj janë ngjitur 7.1 milionë njerëz. Ajo pasohet nga Koloseu në Romë, me vlerë rreth 91 miliardë euro, Sagrata Familglia në Spanjë me vlerë 90 miliardë euro, Kulla e Londrës me rreth 70 miliardë euro dhe Katedralja Duomo në Milano me rreth 82 miliardë euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›