E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti i 100-vjetorit, Galeria e Arteve shpall konkursin

Viti 2012 shënon një ngjarje të rëndësishme për vendin tone, 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Galeria Kombëtare e Arteve shpalli konkursin ndërkombëtar për realizimin në skulpturë të veprës monumentale, me rastin e këtij evenimenti.

Konkursi do të zhvillohet në disa faza, ku më pas do të përzgjidhet projektideja më e mire. Juria prej 9 antarë përbëhet nga specialist të huaj dhe shqiptar.

Të gjithë artistët do të mund kenë dy muaj kohë që të pregatitin punën e tyre. Në muajt në vazhdim do të mund të bëhen të ditura, përmasat e veprës , mjedisi ku do të vendoset në kryeqytet etj.

Projekti fitues do të shoqërohet nga një vlerë financiare, shifra e të cilit do të mund të bëhet e ditur në vijim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›