E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit shtyhet për në 9 janar

Procesi gjyqësor i çështjes së Gërdecit vijon maratonën e stërzgjatur të shtyrjes së seancave. Pas dhënies së pretencës nga prokuroria tashmë kanë radhën për konkluzionet përfundimtare avokatët e 7 të pandehurve, procedurë e cila ka përfunduar për 22 të pandehur të tjerë.

Edhe këtë herë seanca e ditës së hënë u shty sërish për në datën 9 janar të vitit 2012 ndërsa shkak përsëri vijon të bëhet mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët duhet të pasqyrojnë para gjykatës qëndrimin përfundimtar të mbrojtjes për klientët e tyre.

Nga ana e avokatëve mbrojtës ende nuk janë dhënë konkluzionet edhe për të akuzuarit qëndror të këtij procesi, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›