Nje jete per skenen - nekrologji Johannes Heesters

Johannes Heesters ishte nje aktor i rekordeve te shumta. Ai ka aktruar me shume se 1600 here rolin e Grafit Danilo apo dhe ne operen Vejusha lozonjare - ku ka luajtur rolin me te rendesishem. Me frak shall prej mendafshi dhe me shampanje ne dore shihej shpesh ne opinion. Nje prej rekordeve te tij eshte edhe paraqitja per 90 vjet me radhe ne skene. Johannes Heesters ishte aktori me i vjeter ne bote.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kudo me frak dhe shall mendafshi
Gjithmone me thone Heesters a me te vertete keni nevoje te punoni kaq shume Ndersa une pergjigjem po pse jo Deri sa mund te punoj ndjehem shendosh. - thoshte shpesh aktori.
Karriera e suksesshme e Johannes Heestersit filloi ne vitet 1930-te ne Vjene dhe ne Berlin. Ai ka lindur ne vitin 1903 ne Amersfoort te Holandes si femija e katert ne nje familje tregtaresh. Ne fillim ai donte te behej prift. Me pas mesoi zanatin e tregtarit ndersa ne vitet 1920 doli per here te pare ne skene ne Amsterdam. Tealenti i tij si kengetar u zbulua rastesisht pasi ne nje koncert mungonte zeri i tenorit Koleget thane ja ketu eshte Heestersi i cili tere kohen peshtillet ne garderobe dhe na cmendi. Ai di te kendoje
Sukseset e tij me te medha Heesters i ka perjetuar ne kohen e Gjermanise naziste me opereten Deutschland in Revue. Bashkekombasit e tij holandeze nuk ia kane faluar kurre kete rol. Megjithate ne vitin 2008 ai mbajti nje koncert te madh ne vendlindjen e tij ne Amersfoort. Johannes Heesters nuk ka qene kurre anetar i partise nacionalsocialiste dhe pohonte se ishte njeri apolitik. Por ai i kishte rregulluar punet me regjimin nazist. Ndersa nje vizite ne kampin e perqendrimit ne Dahau ka hedhur nje hije te madhe mbi emrin dhe figuren e tij. Thuhet se ai ka dhene koncerte edhe para trupave famekeqe SS por vete Heesters i ka pergenjeshtruar keto pohime.
Ka qene nje orkester e te burgosurve ne nje shesh te madh dhe ata kane luajtur. Mua me kane vendosur diku anash. Ndersa me vone thonin se kam kenduar me orkestren qe nuk eshte e vertete. Une vetem kam degjuar dhe asgje me shume. Betohem per nder te familjes
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Ajo qe eshte e pakonstestueshme eshte suksesi i Heestersit si aktor filmi. Deri ne vitet 90-te ai ishte shume i dashur tek femrat. Personi qe eshte ne skene duhet te jete interesant dhe te kete nje personalitet. - thoshte Heesters.
Privatisht ai kurre nuk ka qene ndonje person qe ka thyer zemrat e femrave sikurse ne film. Lidhja bashkeshortore me gruan e pare ka zgjatur 53 vjet. Ndersa ne vitin 1992 ai u martua me aktoren Simone Rethel.
Heesters kishte deri ne fund deshire te ishte ne qender te vemendjes. Ne skenen e tatrit si aktor rolesh te vogla apo si kengetar ne sallat e koncerteve. Per mua eshte me rendesi vetem ajo qe perjetoj tani dhe viti i ardhshem thoshte ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Prej vitit 2009 ai nuk shihte me fare nga syte. Gruaja e tij e dyte Simone Rethel e afronte prane pianos dhe e ndihmonte me tekstet. Pak para se te mbushte 108 vjet Heesters doli per here te fundit ne skene ne Mynih dhe kendoi kenge qe i kishte kompozuar vete.
Autor Andrea Plattner/Bahri Cani
Redaktor Pandeli Pani