Topi mbyll mandatin nga Kosova:
Prishtinë- Vizita e Presidentit Bamir Topi në Kosovë do të jetë dhë vizita e tij e fundit zyrtare në postin e kreut të Shtetit, duke e mbyllur aty mandatin e tij presidencial.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit kosovar ai ka falenderuar zyrtarët e Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë atij dhe shtetit shqiptar. Më tej ka renditur disa prej arritjeve të shtetit më të ri në rajon dhe ka siguruar se mbështetja e Shqipërisë për Kosovën do të jetë e vazhdueshme.
Kam privilegjin që sot të përshëndes dhe të uroj gjithë popullin e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme të rrugës në BE. Minisoni im modest është lehtësuar nga arritjet që ka shënuar Kosova këto vite. Pavarësisht rrotacioneve politike Shqipëria mbtetet një zëri e angazhuar për një Kosovë demoratike dhe të integruar, si pjesë e një kombi, i fateve të së shukarës por edhe të së ardhmes. Dua tju përgëzoj për arritjet dhe për sakrificat tuaja për liri dhe pavarësi. Kombi shqipatr u është mirënjohës Kombeve të Bashkuara dhe NATO- s për ndalimin e recepsionit serb dhe për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Ne nderojmë sot sakrificat e djemve të udhëhequr nga Adem Jashari- tha presidenti Topi.
Ndërsa kryetari i Parlamentit Jakup krasniqi ka përshëndetur mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Kosovës duke treguar progresin që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve.
Vizitat tuaja përbën ngjarje për Kosovën. Ne kemi ndarë shqetësimet tona për paqen dhe progresin ton në Ballkan për tju bashkuar Bashkimit Evropian. Kam rastin të ndaj me ju arrijet pozitive të Kosovës. Ne jemi njohur nga 90 vende antare të Kombeve të Bashkuara. Kosova ka një paqe dhe stabilitet të qëndrueshme në rajon. Ka marrë udhëzuesin për liberalizimin e vizave në BE. Gjithashtu Kuvendi është angazhuar për reformën kushtetuese dhe reformën zgjedhore. Shqipëria ka qenë mbështetje për Kosovën veçanërist për lutjen e saj për pavarësi. Kërkoj që të angazhoheni edhe më tepër për mbrojtjen e Kosovës në Aleancën Atlantike të Veriut,- tha Krasniqi.
Vizita e kreut të Shtetit Shqiptar në Kosovë do të jetë dy ditore, dhe ka ardhur pas një ftese nga homologia Atifete Jahjaga. Topi shoqëorhet nga zonja e parë Teuta Topi dhe nga një delegacion me deputetë dhe krerë të institucioneve shqiptare.
Krerët e dy shteteve kanë parashikuar të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas Topi do të takohet me zyrtarë të tjerë ku pritet që temat e bisedimeve plenare të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore, rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm në fusha me interes të ndërsjellë, shtimin e numrit të vendeve që do të njohin Kosovën si dhe për perspektivën euro-atlantike të dy vendeve tona e të mbarë rajonit.
Ndërkohë gjatë vizitës zyrtare presidenti Topi do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht Kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe me të tjera personalitete të larta shtetërore. Teka vizita do të kulmojë me mbajtjen e fjalës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Më pas në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, presidenti Topi do të udhëtojë drejt Kompleksit Memorial në Prekaz, ku do të bëjë homazhe për nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës në Glogian, si dhe do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Gjakovës.
/IDEA/