E Diel, 1 Nëntor 2026

Monumenti i pavarësisë, autorët: Vepra është origjinale

Monumenti i pavarësisë, i cili është quajtur si një nga veprat më të rëndësishme të vitit jubliar të shtetit shqiptar ka ndeshur në akuza se nuk nuk është origjinale. Por kryetari i komisionit Rubens Shima dhe vetë autorët kanë hedhur poshtë çdo akuzë që mund të lidhet me plagjiaturë. Shima thotë se kjo vepër nuk është një vjedhje e skulptorit Richard Serra dhe as copy- paste i artisiti Fate Velja. Më herët Fate Velaj tha se kjo është vepra e tij dhe kjo është plagjiatatura me monumentin e pavarësisë së Shqipërisë. Vetë njëri prej autorve, shqiptari i Kosovës Visar Obria tha se nuk e njeh Fate Velaj dhe aq më pak veprat e tij.
Edhe pse ky projekt është gati ende nuk ka një saktësim të sheshit ku ai do të jetësohet. Shima thotë se është fakt që nuk do të vendoset në qëndër por pikëzimet janë bërë në lulishte por ende me mister vendndodhjen.
Monumenti do të jetë 8 metra i lartë me një sipërfaqë 4x4. Autorët e kanë konceptuar me pllaka bronzi. Vepra sipas autorëve tregon kullën e shqiptarëve, mbrojtjen ndaj sulmeve dhe në anën tjetër, hapjen dhe fitimin e lirisë. Në brendësi të saj do të jetë e gdhëndur me rreze lazer deklarata e pavarësisë dhe përballë saj imazhi i shqiponjës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›