E Diel, 1 Nëntor 2026

Presioni i Burgaj: Të nxjerrim Tiranën nga harta e drogës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka kërkuar bashkëpunim mes strukturave policore dhe pushtetit vendor për të hequr Tiranën nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike. Duke folur në mbledhjen e shtabit kundër narkotikëve, Burgaj tha se në qarkun e Tiranës rastet kanë qenë sporadike, por misioni i përbashkët mbetet eleminimi i plotë i tyre brenda vitit.
 

Ndërsa për prefektin e Tiranës Keltis Kruja, vec bashkëpunimit mes vendorëve e policisë i domosdoshëm mbetet edhe ndërgjegjësimi i qyetarëve.

Prefektura e Tiranës do të organizojë gjatë muajit maj një sërë takimesh pune mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe policisë së qarkut Tiranë për të bashkëpunuar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›