E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys: Perspektiva e kredisë së BE, negative

Agjencia Moodys e ka dale se fundi me nje parashikim aspak pozitiv lidhur me perspektivën afatgjatë të kredisë për Bashkimin Evropian.

Ne nje klasifikim te fundit, agjencia e ka ulur ate nga kategoria e qendrueshme në atë negativ, duke thënë se kjo lëvizje reflekton perspektivën negative të kontribuesve kryesorë të buxhetit në Bashkimin Evropian.

Më herët këtë vit, agjencia e klasifikoi Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Holandën, në perspektivë negative, duke thënë se të gjitha këto vende ishin të prekura nga kriza e borxheve e rajonit.

Megjithatë, Moodys nuk e ka ndryshuar klasifikimin 3A të Bashkimit Evropian, por ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›