Topalli Reforma kryefjala e Kuvendit lidhet me ndryshimin dhe integrimin
Pas një ndërprerje një mujore nisi sot punimet sesioni i shtatë i Legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli theksois e kryefja e Kuvendit është reforma, e cila nënkupton ndryshim dhe integrim.
Në nisje të fjalës së saj kryeparlamentarja Topalli uroi deputetët e Kuvendit dhe u këkroi të inspirohen nga nënshkruesit e pavarësisë.
“Sot ne nisim seancën e parë të këtij sesioni. Unë dua t’ju uroj nga zemra punë të mbarë e suksese. Vjeshta është stina më e veçantë, na bën krenarë të gjithëve, është vjeshta e përvjetorit të 100 të shtetit tonë. Sot përulemi para atyre njerëzve, që me veprën e tyre gati hyjnore i dhanë jetë pavarësisë së këtij vendi. Sot duhet të inspirohemi nga atdhedashuria e atyre trimave që gati 100 vjet më parë nënshkruan aktin e pavarësisë. Çdokush nga ne duhet të ndjehet i privilegjuar që është ulur në këtë sallë sot duhet të përulemi para gjithë atyre njerëzve që me veprën e tyte i dhanë jetë pavarësisë”- u shpreh Topalli, e cila falenderoi të gjithë ata deputetë që kanë vënë interesin publik mbi çdo lloj interesi tjetër.
Duke e përcaktuar reformën si kryefjalë të kësaj legjislature, kryeparlamentarja u shpreh se reformë do të thotë ndryshim dhe integrim dhe se falë reformave shqiptarët lëvizin të lirë, ndërsa integrimi i vendit është axhenda kryesore. Ajo i ftoi parlamentarët të votojnë së bashku ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, të kërkuara këto edhe nga BE, në mënyrë që shqiptarët t’i gëzohen në këtë 100-vjetor edhe marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.
“Çdo ligj është një vendim i rëndësishëm, janë të vështira por të shpërblejnë, vendimet e mëdha të çojnë tek suksesi, ka shumë njerëz që e duan vendin por edhe të tjerë që duan vetëm vetën, të parët arrijnë histori suksesi, të dytët sulmojnë suksesin. Disa nga reformat kërkonin votën e opozitës, më 6 gusht nuk u votua heqja e imunitetit dhe ligji i gjykatës së lartë. Nuk bëhen për qejfin tonë, i shërbejnë vendit dhe kërkohen nga Brukseli. Pushteti nuk është i ynë, na e ka besuar sovrani. Shqiptarët në vjeshtën e 100-vjetorit të presin të kenë një përgjigje pozitive për statusin. Pa votën e kolegëve të opozitës këto ligje themelore për statusin nuk mund të votohen. Pa votën e opozitës këto ligje nuk mund të përmbushen. Detyra jonë morale e politike është plotësimi i këtyre kushteve. Ne të bashkuar, në fjalë e votë, pa kundërshtime dhe por, duhet të bëjmë një hap tjetër drejt Evropës, qoftë në shenjë nderimi për figura si Ismail Qemali, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi”- vijoi ajo.
Ruçi kushtëzon imunitetin: Votoni propozimet e opozitës
Kryetari i grupit Socialist Gramoz Ruçi fjalën e tij në nisje të këtij sesioni parlamentar e shfrytëzoi ëpr të shprehur ehd enjëhrë qëndrimin kushtëzues të opozitës përsa i përket heqjes së imunitetit. Ai sulmoi mazhorancën se nuk i intereson marrja e statusit të vendit kandidat dhe se zgjidhja e vetme janë amendamentet e opozitës.
“Në këtë sesion parlamentar ekziston pikëpyetja do e marrim apo jo statusin e vendit kandidat?.Ju nuk ju interesonte statusi i vendit kandidat, por kapja e pushtetit. Nëse e keni hallin tek statusi përgjigjuni kërkesat e BE për 12 rekomandimet. Ku janë rezultatet për çështjen e pronësisë, për luftën nga krimit dhe korrupsionit, për gjykatësit. Mbetet thjesht të votohen sa të mbyllet debati për nismën tonë. Kush do drejtësinë e pavarur, gjyqtarë të paanshëm dhe përzgjedhja partiake le të votojë amendamentet tona”,- theksoi ai, i cili i bëri thirrje ligjëvënësve të djathtë që t’i bashkohen nismës së saj duke theksuar se janë pro heqjes së imunitetit, por me kushtin që ‘ministrat të votohen dhe gjykohen në gjykata të zakonshme dhe jo nga gjyqtarët që kanë votuar vetë’.
Gjithashtu kreu i grupit socialist paralajmëroi krijimin e një fronti popullor, nga ana e opozitës me qytetarë dhe çdo forcë politike që synon kthimin e dinjitetit shqiptarëve.
Patozi-shqiptarëve: Na shpëtoni nga kjo opozitë bllokuese
Kryetari i grupit Parlamentar të Kuvendit Astrit Patozi në fjalën e tij theksoi se heqja apo kufizimi i imunitetit nuk janë sfida e vetme e kuvendit. Ai tha se reformat janë qëllimi kryesor i këtij sesioni, ndërsa u shpreh se imuniteti po përdoret si barrikadë për ligjet. Sipas tij Rama është autori i bllokimit të imunitetit dhe se PS po mbahet peng nga një grup i vogël njerëzish, madje jo deputetë. Ai tha se vendimet në PS merren nga një grup i vogël miliarderësh dhe vetëm nëse shndërrohet në OJQ, kjo parti mund të pranojë heqjen e imunitetit.
"Nuk kemi kohë për të humbur e do vijojmë reformat. Berisha ka që në 2003 që kërkon heqjen e imunitetit. Secili prej nesh është gati të miratojë, por kemi nevojë për ju që të hiqni imunitetin. Ju shpirtin e jepnin e imunitetin jo.”- tha Patozi.
Kreu i grupit demokrat iu drejtua në fund të fjalës së tij të gjithë qytetarëve shqiptarë me këto fjalë:
“Ne duam ta shembim murin e imunitetit, duam ta marrim statusin kandidat, por vetëm dëshira jonë nuk mjafton, duhet edhe vota e opozitës. Na shpëtoni prej tyre se kjo është opozita e vetme në botë që ka 4 vjet që bllokon imunitetin. Zgjedhjet janë pas 9 muajsh. zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”- përfundoi fjalën e tij Patozi.
Gjatë seancës së sotme Kuvendi miratoi me 116 vota pro aktin normativ të ngritjes së task Forcës kundër zhurmave