Prespektiva evropiane Panariti e Bregu takime ne Bruksel

Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu dhe ministri i Jashtëm, Edmond Panariti kanë zhvilluar takime të rëndësishme në Bruksel për perspektivën europiane të Shqipërisë. Ministrja Bregu ka informuar shtetet anëtare lidhur me hapat që ka bërë Shqipëria për plotësimin e 12 prioriteteve, ndërkohë që të dy ministrat kanë marrë pjesë në aktivitetin për integrimin europian të Shqipërisë e organizuar nga qendra e politikave europiane. Në këtë aktivitet, të dy ministrat kanë theksuar se Shqipëria ka përmbushur pjesën më tê madhe tê kritereve dhe se vendi meriton marrjen e statusit të vendit kandidat. Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit, Stefano Sanino ka thënë se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme dhe javët e fundit janë të rëndësishme lidhur me përmbylljen e detyrimeve për marrjen e statusit tê vendit kandidat.