Moodys ul vleresimin per ekonomine italiane

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s ka ulur me dy nyje aftësitë kredituese të bonove qeveritare italiane duke i cuar nga A3 në Baa2, me një opinion negativ. Një nga shkaqet kryesore të këtij vlerësimi negativ lidhet me pasiguritë në skenarët politikë. Sipas Mood’ys klima politike italiane në kuadër të zgjedhjeve elektorale të pranverës së vitit të ardhshëm ka shtuar rreziqet për ekonominë. Gjithashtu kjo e fundit është përkeqësuar edhe më tej pavarësisht reformave të qeverisë Monti. Zhvlerësimi i aftësive kredituese të Italisë sipas agjencisë ndërkombëtare Moody’s reflekton ndër të tjera rritjen e kostove të financimit të Italisë apo humbjen e hyrjes së saj në tregjet financiare, kjo për shkak se besimi i tregut është gjithnjë e më i dobët nga efektet e krizës në Greqi dhe Spanjë. Duke parashikuar të ardhmen e ekonomisë italiane agjencia amerikane Moody’s thekson se gjykimi mbi aftësitë kredituese mund të ulet edhe më tej në rast të një përkeqësimi të perspektivave ekonomike dhe vështirësive në realizimin e reformave . por jo vetem, një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve të rifinancimit si pasojë e lëkundjeve të brendshme financiare përballë krizës në Eurozonë mund të sjellë një efekte negative në vlerësimin e Moody’s. Por nëse reformat do të kenë sukses dhe mast për korrigjimin e llogarive publike do të vijojnë me përparësi sipas agjencisë mund të fuqizojnë perspektivat e rritjes ekonomike dhe kështu të rrisin edhe vlerësimin e saj nga ana e Moody’s.