Projekti TAP Haxhinasto takon delegacionin e British Petroleum
Zyrtarë të lartë të kompanisë prestigjoze British Petrolium konfirmojnë interesin e tyre për ecurinë e projektit TAP. Në një takim me ministrin e Ekonomisë, përfaqësuesit e British Petrolium, përgëzuan rolin aktiv të qeverisë shqiptare për të arritur një konsensus akoma më të gjerë me qeveritë fqinje, me synimin e përbashkët për realizimin e një projekti me interes strategjik për rajonin dhe Europën.
Gjatë këtij takimi, ministri Haxhinasto u shpreh se projekti TAP ka një rëndësi gjeostrategjike për Shqipërinë, por edhe për rajonin.
Ai theksoi se qeveria shqiptare ka qenë në avangardë të përpjekjeve dhe hapave konkrete që ka ndërmarrë në lidhje me promovimin e këtij Projekti, jo vetëm në arritjen e një Marrëveshjeje Qeveritare me përfaqësuesit e projektit TAP, por edhe duke kontribuar në mënyrë aktive në arritjen e një Marrëveshjeje me vendet e tjera.
Numri një I ekonomisë, Haxhinasto vlerësoi ndër të tjera se realizimi i Projektit TAP është në interesin më të mirë të vendeve tona qoftë në planin strategjik ashtu edhe në atë ekonomik.