E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shkel në Lazarat, në pranga dy persona për kutlivim droge

Gjirokastër- Dy shtetas janë arrestuar nga policia pas një aksioni të kësaj të fundit në fshatin e Lazarat mëngjesin e sotëm.

Operacioni Kubikët ka sekuestruar me sukses 600 rrënjë kanabis sativa në oborrin e shtëpisë shtetasit Xhelo Rabi si dhe ka sekuestruar thasë plasmasi, 100 kg boçe hashashi dhe një parcel me fara për kultivimin e lëndës narkotike.

Mësohet se 59-vjeçari Rabi u arrestua brenda në banesën e tij dhe sëbashku me të policia ka ndaluar edhe bashkëshorten.

Prej ditësh policia ka mbajtur të rrethuar fshatin Lazarat dhe ky shënon operacionin e parë që uniformat blu futen në fshat. Gjatë ditëve të fundit janë ndaluar dhjetra persona që dyshohet se janë punëtorë që mirëmbajnë bimën narkotike në fshat.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›