Moon:2009-a,vit vendimtar për OKB-në

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon u shpreh në një takim me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë se 2009-a do të jetë vit vendimtar për OKB-në dhe vendet e saj anëtare. Sipas tij 2009-a është një vit me kriza në shumë fronte, duke përfshirë rënien ekonomike globale, ndryshimin e klimës dhe gjendjen humanitare në Darfur të Sudanit. Presidenti Obama tha nga ana e tij se një pjesë e mirë e bisedës me zotin Ban iu kushtua Darfurit. Ai tha se ka rëndësi që komuniteti ndërkombëtar t'i dërgojë Sudanit një mesazh të fortë dhe të përbashkët se zgjerimi i krizës së atjeshme humanitare nuk është i pranueshëm.Presidenti Obama u shpreh se gjendja në Darfur vetëm se është keqësuar që nga java e kaluar kur Presidenti Omar al-Bashir dëboi 13 organizata të huaja ndihmash. Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti akuza për krime lufte ndaj Presidentit Bashir.