Greqia:Shkupi po falsifikon historinë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Miltiadhis Varviciotis ka drejtuar akuza të rënda në adresë të Shkupit zyrtar, duke e fajësuar për falsifikim të historisë dhe përvetësim të trashëgimisë së lashtë maqedonase
"Përdorimi i emrit "Maqedoni" nga vendi ynë fqinj përbën një përpjekje të qartë falsifikimi të historisë, dhe përvetësimi të trashëgimisë së lashtë maqedonase, e cila është një pjesë e pashkëputshme e kulturës greke", ka theksuar zëvendësministri i jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis.Ai ka nënvizuar se negociatat nuk kanë dhënë rezultate për shkak të kokëfortësisë së palës së Shkupit.