Maqedoni, Fuere: Partitë të angazhohen për zgjedhje të lira
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere deklaroi të mërkurën se të gjitha partitë politike në Maqedoni duhet të japin maksimumin e tyre që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe demokratike. Diplomati evropian ka theksuar se nëse vendi organizon zgjedhje fer duke respektuar standardet demokratike mund ti realizoj synimet për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Këto komente ambasadori i Bashkimi Evropian i ka bërë gjatë një takimi me kandidatin e VMRO-PP për kryetar të Shkupit, Marjan Dodovski. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni vazhdojnë të apelojnë që zgjedhjet e 22 marsit të jenë të lira dhe demokratike. Porosit e diplomatëve të huaj në Maqedoni drejtohen më shumë tek liderët e partive politike të cilët mund të kontribuojnë për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.