Morata i jep fitoren Atletikos së Madridit

Falë golit të Moratas në kohën shtesë, Atletico Madrid pushtoi fushën e Gironas, fiton tri pikë të çmuara në renditje dhe rrëmben vendin e tretë, duke shkëputur Real Sociedad, kundërshtarin e radhës të Romës në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Evropës.
Ish-qendërsulmuesi i Juventusit ishte vendimtar. Simeone e aktivizoi gjysmë ore nga fundi në vend të Depay dhe Morata e shpërbleu me një goditje trepikëshe. Pas një goditje këndi të marrë nga Griezmann dhe të devijuar nga Angel Correa, qendërsulmuesi spanjoll nxitoi në shtyllën e largët dhe shënoi golin e ndeshjes në një rrëshqitje. Goli, pas një rishikimi të gjatë në VAR, u vërtetua (fillimisht arbitri e kishte anulluar për pozicion jashtë loje).