Policia: Lokali ku ndodhi atentati tek “Don Bosko” në pronësi të një personi me precedentë penalë

Drejtori i hetimit të krimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Alket Shatro, konfirmoi se lokali ku ndodhi atentati mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ananstas Shundi”, në Tiranë, është në pronësi të një personi me precedentë penalë.
Personi i identifikuar nga policia me incialet F.M rezulton të jetë, Fatjon Murati, pronari i lokalit i cili ishte arrestuar më 8 tetor 2022 nga policia e Tiranës për arsenal armësh. Burimet bëjnë me dije se ai ka qenë në “arrest shtëpie”
“Po është e vërtetë lokali është në pronësi të një personi me precedent penalë” tha Drejtori i hetimit të krimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Alket Shatro gjatë një prononcimi për medien nga vendi ku ndodhi atentati.
“Është herët për të folur në lidhje me motivet” tha më tej ai duke sqaruar se “Të shtënat kanë qenë nga jashtë dhe se nuk ka pasur përplasje me armë.
Shatro sqaroi gjithashtu se nuk rezulton që të ketë pasur kundërpërgjigje me armë nga personat që kanë qenë brenda lokalit ndërsa nuk është plagosur personi që është pronar I lokalit.
Atentati
Rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Rreth orës 21:05 minuta persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga jashtë drejt lokalit duke lënë të vrarë banakieren e lokalit, shtetasen Mimoza Paja ndërsa janë plagosur Sait M. 50 vjeç; Astrit M. 42 vjeç, Emanuel S. 47 vjeç, Ermir. B, 45 vjeç dhe Genc Sh. 55 vjeç.
Ne foto: Alket Shatro