Vlorë, humb turistja, policia në kërkim

Policia Kufitare, forcat Delta dhe stacioni i Policisë në Orikum, prej disa orësh janë vënë në kërkim të një shtetasje në zonën e Karaburunit, njofton policia.
Rreth orës 19:10 të së dielës, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, forcat Delta dhe stacionit të Policisë në Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.
/ rtsh.al /