Morata shtang Granadan, kthen Atletikon në vendin e katërt

Java e 21-të e La Ligës mbyllet me fitoren e Atletico Madridit, i cili mposhti 1-0 Granadën në ndeshjen e së hënës. Colchoneros dominuan ndeshjen për pjesën më të mëdha dhe e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 54-të me Alvaro Morata, i cili nuk gaboi në krosimin e Griezmann.
Simeone rimerr kështu vendin e katërt së bashku me Athletic Bilbao, por polemika ka plot: vendasit, të cilët ishin pranë golit në minutën e 96-të, protestuan për një dorë të mëparshme të Gimenez në zonë.